Aksion i Policisë në Pejë – Sekuestrohen armë dhe municion

Zyra për Media e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë bëri të ditur se gjatë një aksioni të realizuar këto ditë janë sekuestruar disa armë dhe municion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionet Policore në kuadër të DRP-Pejë, gjatë kësaj jave, pas një pune intensive, ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm të armëve dhe municionit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga data 23 shkurt deri më 1 mars 2026 janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë, një pushkë me 10 dhjetëshe dhe 9 fishekë kalibër 7×62 mm, një pushkë gjuetie me 18 fishekë kalibër 7.62×39 mm, një revole TT, një pistoletë Zoraki 917-T, një karikator, një fishek 9×19 dhe një thikë.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe janë iniciuar rastet penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndryshe edhe ditë më parë ishte realizuar një aksion në Çarshinë e Gjatë në Pejë, ishin konfiskuar armë të ftohta. Lajmi në link:  https://pejanefokus.net/policia-me-aksion-ne-carshine-e-pejes-konfiskohen-briske-dhe-boksa-hekuri/

/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: