Aksioni në Pejë – flasin nga Prokuroria

Peja në Fokus raportoi sot për një aksion të përbashkët i disa institucioneve është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e Çarshisë së Gjatë në Pejë, ku cak i kontrollit janë disa argjentarí.

“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, Inspektorët e Tregut, Doganën dhe ATK-në”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, duke mos dhënë detaje shtesë.

Sipas burimeve të Peja në Fokus, në aksion janë të përfshirë edhe kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj dhe tre prokurorë në terren, njësitë për Krime Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Në terren janë të pranishëm dhjetra inspektorë.

Peja në Fokus do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja nga aksioni./Pejanefokus.net.

Lajmi në përditësim. https://pejanefokus.net/aksion-i-madh-i-institucioneve-ne-carshine-e-gjate-ne-peje-cak-argjentarite/ 

LEXO EDHE: