Alpinistja pejane ia dedikon babait suksesin e saj

Alpinistja pejane Mrika Nikçi, e njohur ndërkombëtarisht si një nga ngjitëset më të reja të majave të larta, përfshirë Mount Everest, ka publikuar një foto të veçantë me babain e saj, avokatin e njohur Arianit Nikçi, me mbishkrimin relaksues: “Proof he survived raising me”.

Fotoja është shkrepur pas ndarjes së vlerësimeve të ngjarjes “Laureatet e vitit 2025”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, ku Mrika u nderua për arritjet e saj në alpinizëm.

Mesazhi i saj për babain është një përzierje humori dhe falënderimi, duke treguar se mbështetja dhe përkushtimi i tij gjatë rritjes së saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e saj./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: