Posta e Kosovës ka lëshuar emisionin e ri të pullave postare, duke nderuar alpinisten pejane Mrika Nikqi për arritjet e saj në majat më të larta të botës.
Sipas Postës së Kosovës:”Ky emision i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.”
Ndërsa vetë Mrika shprehet: “Një nder dhe privilegj i veçantë të jem pjesë e pullës postare të Postës së Kosovës. Faleminderit për këtë vlerësim që përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe promovimin e vlerave tona në nivel kombëtar.”/Pejanefokus.net/Sport/
