Arratiset i burgosuri i Dubravës – suspendohen dy zyrtarë korrektues

Rreth orës 03:10 të sotme, i burgosuri F.M. është arratisur nga Qendra Korrektuese Dubravë, ku ishte dërguar për trajtim në QKUK që nga 16.02.2026 në repartin e Onkologjisë, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“I njëjti është i dënuar për vjedhje të rëndë dhe po mbante dënimin prej katër vjetësh; lirohej më 08.06.2029,” thuhet në njoftim.

Pas rastit, Policia e Kosovës është njoftuar dhe është themeluar një komision hetimor administrativ. “Dy zyrtarë korrektues janë pezulluar deri në përfundim të procedurave hetimore, si masë e menjëhershme,” shtohet më tej.

Shërbimi Korrektues njofton se “pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet.”/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: