Një rast i rëndë është raportuar në Pejë, ku një burrë dyshohet për dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policia e Kosovës: “Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër – bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.
Rasti po hetohet, ndërsa i dyshuari ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit. /Pejanefokus.net.
