Një pejan zgjidhet kryetar në SHBA

Gino Mulliqi nga Peja përmes rrjetit të tij social bëri të ditur se është emëruar kryetar (Mayor Pro Tem) i qytetit Wylie në Texas, SHBA. “Është një privilegj të shërbej këtë komunitet, dhe jam i përkushtuar të udhëheq me integritet, transparencë dhe bashkëpunim”, tha ai, duke shtuar se do të punojë për ta mbajtur Wylie […]

 “Image of Peja” – Peja në foto, kujtesë dhe frymëzim

“Image of Peja” është një rubrikë e veçantë brenda platformës Pejanefokus.net, si dhe një faqe më vete në rrjetin social Facebook, që i kushtohet ekskluzivisht fotografive historike dhe bashkëkohore të qytetit të Pejës dhe rrethinës së saj. Kjo rubrikë ka për qëllim të ruajë kujtesën kolektive përmes fotografive, të dokumentojë trashëgiminë kulturore, jetën e përditshme […]

JONUZ BELEGU – TREGTARI PEJAN QË U PUSHKATUA NGA PARTIZANËT

Në vitin 1945, tregtari i njohur Jonuz Belegu, së bashku me dhjetëra zejtarë e fisnikë nga familjet Belegu, Loxha, Begolli e të tjerë, u shpallën “armiq të popullit” nga partizanët. Pas kësaj ata thuhet se edhe u pushkatuan në kodrën e njohur si “Tabje” mbi gjimnazin e Pejës. Pasuria iu konfiskua. Në këtë foto të […]

Kush janë të përgjegjshmit dhe ‘kapadaitë’ e Komunës së Pejës – me publikun e Peja në Fokus

Në kuadër të punës së përditshme gazetareske dhe rolit si zë i qytetarëve, Peja në Fokus gjatë mandatit aktual ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qeverisjes lokale për të adresuar probleme me interes publik. Bazuar në përvojën tonë konkrete të komunikimit, paraqesim këtë vlerësim simbolik për nivelin e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit të […]

A do të shtrenjtohet buka dhe kafeja edhe në Pejë?

Pas paralajmërimeve për ngritje të çmimeve në shumë qytete, edhe në Pejë është ngritur shqetësimi për shtrenjtimin e disa produkteve ushqimore edhe në Pejë, siç janë buka dhe kafeja. Pronari i një furre buke në Pejë, Sejd Shatri citohet të thotë se disa nga furrat e bukës në këtë komunë veçse kanë nisur që një […]

Fermerët e Pejës duhet të paguajnë për subvencione? – Drejtoria e Bujqësisë hesht për njoftimin jozyrtar

A po paguajnë fermerët e Pejës për subvencionin? – Drejtoria e Bujqësisë nuk përgjigjet për njoftimin e postuar vetëm në një faqe jozyrtare. Një njoftim i rëndësishëm për fermerët është publikuar më 18 prill 2025 në një faqe me emrin “Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë”, por që deri më tani kur u publikua […]

Peja në Fokus kërkon transparencë për subvencionet publike

Pas publikimit nga Komuna e Pejës të listës së OJQ-ve, organizatave kulturore, rinore dhe sportive përfituese të subvencioneve, ku mungon shuma që u është ndarë secilës, “Peja në Fokus” ka kërkuar zyrtarisht qasje në informacion publik. Redaksia jonë ka dërguar email në Zyrën për Informim të Komunës, te drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Xhenete […]

Pejani që po sfidon kufijtë: Egzon Shkololli fiton dy kupa

Trajneri i njohur nga Peja, Egzon Shkololli, rrëmben dy kupa të rëndësishme në garat më të mëdha të kulturizmit – “Kupa e Kosovës” dhe gara mbarëkombëtare, duke u shpallur Kampion absolut në kategorinë Men’s Physique – 174cm. Gara “Kupa e Kosovës” dhe gara mbarëkombëtare janë dy nga evenimentet më të rëndësishme në këtë fushë dhe […]