Banorët bllokojnë magjistralen Prishtinë–Pejë!

Banorët e fshatit Zajm të Klinës kanë dalë sot në protestë me parulla në duar, duke bllokuar magjistralen Prishtinë–Pejë në shenjë pakënaqësie për çështjen e pronave.

Ata kërkojnë nga institucionet shtetërore njohjen e pronësisë mbi shtëpitë dhe tokat e tyre.

Sipas banorëve, para disa dekadash kjo zonë ka qenë e banuar me serbë. Pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, kanë lindur probleme pronësore, ku – siç pretendohet – disa noterë kanë njohur pronësinë për dy persona të ndryshëm mbi të njëjtën shtëpi.

Banorët thonë se një pronë është shitur dy herë dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga shteti./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: