Dy incidente dhune brenda familjes alarmuan Pejën këtë fundjavë

Dy raste të dhunës në familje janë shënuar vetëm gjatë kësaj fundjave në Pejë. Në njërin rast, cak ishte një prind, ndërsa në rastin tjetër kishte plasur sherri mes dy bashkëshortëve.

Policisë në Pejë i është dashur të intervenojë gjatë mëngjesit të së dielës, rreth orës 08:20, në një rast ku një djalë kishte shkaktuar dhunë psikike duke e kanosur babain e tij.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati,”- thotë Policia me këtë rast.

Në rastin e dytë, një mosmarrëveshje kishte ndodhur mes një çifti, të cilët sipas Policisë ishin përleshur në mes vete dhe si pasojë ishte lënduar gruaja.

“Dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar/e, burrë e grua. E dyshuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt,”- thuhet mes tjerash lidhur me këtë rast.

Ndryshe, gjatë gjithë javës që lam pas, Policia e Pejës kishte intervenuar në raste të ndryshme të dhunës në familje./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: