Siç kishte raportuar ditë në parë portali Peja në Fokus, një prind nga Peja kishte denoncuar zhdukjen e vajzës së tij në polici.
Policia e Kosovës fillimisht bëri të ditur se: “Rr. Motrat Qiriazi, Pejë 19.02.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.”
Lajmi paraprak rreth rastit: https://pejanefokus.net/babai-raporton-ne-polici-vajza-ime-nuk-u-kthye/
Ndërsa në raportin e përditësuar, Policia njofton: “Pejë / 19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës f/k. Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Rasti sipas Policisë u cilësua si “Dhunim”, e i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet./Pejanefokus.net.
