Edukatorja e lënduar në Pejë është liruar nga spitali

Siç raportoi më herët Peja në Fokus, sot ka ndodhur një incident në një institucion parashkollor në Pejë, ku një edukatore mbeti e lënduar si pasojë e goditjes me mjet të fortë.

Rasti fillimisht u konfirmua nga Policia e Kosovës, ndërsa më pas ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë, duke bërë të ditur se gjendja e pacientes është stabile.

“Sot, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një paciente e lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga organet kompetente./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/incident-ne-peje-lendohet-edukatorja-e-nje-kopshti/

LEXO EDHE: