Një femër ishte raportuar e zhdukur në Junik, pasi është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, ndërsa në përditësimin e raportit policia njoftoi se e njëjta është gjetur dhe është dërguar për strehim në një shtëpi të sigurt, kurse lidhur me rastin është arrestuar një person.
Rastin tek Policia e Kosovës e kishte raportuar babai i saj, e ngjarja sipas raportit kishte ndodhur të hënën e 22 dhjetorit, rreth orës 20:00.
“PERSON I ZHDUKUR Rr. Fadil Maloku, Junik 22.12.2025-19:51. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime” – thuhej në raportin policor, ku nuk bëhej i ditur identiteti i personit që po kërkohet, shkruan Peja në Fokus. https://pejanefokus.net/zhduket-nje-femer-nga-juniku/
Teksa në raportin e ri 24 orësh të lëshuar sot, më 24 dhjetor Policia e Kosovës njoftoi se personi është gjetur, ndërsa lidhur me rastin u arrestua një person.
“Junik / 22.12.2025 – 19:51. Lidhur me rastin, viktima femër kosovare është gjetur tek i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas intervistimit është dërguar për strehim në një shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Pejanefokus.net.
