VIDEO – Pejani arrestohet në Shqipëri se tentoi të vidhte një furgon

Policia e Shtetit në Shqipëri ka publikuar komunikatën dhe një video, ku bëhet e ditur se ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Peja, i dyshuar për tentim vjedhjeje të një automjeti në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë: “Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova.”

Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për shtetasin G.P., 23 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, i cili u kap më 10 mars 2026, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin kur po tentonte të vidhte një furgon.

“Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes.”

Gjatë kontrollit fizik, policia tha se atij iu gjet një armë e ftohtë.

“Gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).”

Sipas policisë shqiptare, 23-vjeçari dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një rast tjetër vjedhjeje.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen ‘10 Korriku’, në qytetin e Vlorës.”

Rasti është referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Pejanefokus.net./

Kliko këtu videon: https://www.facebook.com/watch/?v=2044232372802892

LEXO EDHE: