Incident me armë zjarri në Pejë, një person i lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së enjtes në një lokal në Pejë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe lëndim trupor”./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: