Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40 është raportuar një incident në një institucion parashkollor në Pejë, ku një nxënës dyshohet se e ka goditur edukatoren me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Edukatorja është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit, të cilët po hetojnë rrethanat e incidentit.
“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Peja në Fokus merr vesh se ngjarja ka ndodhur në objektin e kopshtit “Pëllumbat e paqes”, në afërsi të fakultetit të biznesit./Pejanefokus.net.
