KEDS: Po punohet intensivisht në Fidanishte të Pejës

Siç raportoi sot portali Peja në Fokus, banorët e një pjese të lagjes Fidanishte në Pejë po përballen tash e katër ditë pa energji elektrike dhe që nga dje edhe pa ujë të pijshëm, duke vështirësuar jetën e përditshme në shtëpi.

Në përgjigjen që redaksia jonë ka pranuar nga KRU “Hidrodrini”, thuhet se problemi i ujit lidhej me një dëmtim të gypit furnizues nga KEDS, i cili tashmë është sanuar.

Lidhur me këtë më pas është përgjigjur edhe KEDS, ku në përgjigjen e tyre dërguar redaksisë së Peja në Fokus bëhet e ditur se: “Në lagjen Fidanishte është konstatuar një kabllo e dëmtuar 0.4 kV. Ekipet tona kanë lokalizuar prishjen dhe aktualisht po punojnë intensivisht në rregullimin e saj. Parashikohet që furnizimi me energji elektrike të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.”/Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK LIDHUR ME RASTIN: https://pejanefokus.net/banoret-e-fidanishtes-pa-rryme-dhe-uje/

LEXO EDHE: