Klinë: Identifikohen mbetjet e trupave të tre qytetarëve – viktima të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se mbetjet mortore (eshtrat) e tre viktimave të luftës, Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur, janë identifikuar së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së dhe do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas dëshirës së familjarëve.

Mbetjet e tyre ishin zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin. Rivarrimi organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Agjenda e ceremonisë:

  • 11:30 – 12:30 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë

  • 13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”

  • 14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe riafirmon përkushtimin për të vazhduar përpjekjet në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: