Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti me thikë që ka ndodhur rreth orës 10:40, në sheshin “Nënë Tereza”, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tre personave, të cilët fillimisht ishin në një lokal dhe më pas konflikti ka eskaluar jashtë në përleshje fizike.
“Dy persona dyshohet se janë lënduar nga mjet i mprehtë – thikë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Sipas mjekut kujdestar, ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi.
Një person tjetër i përfshirë në incident është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Rasti është nën hetime./Pejanefokus.net.
