Sipas njoftimit, kandidati do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë, zbatimin e planit të shitjes, analizimin e tregut dhe konkurrencës, komunikimin me klientë si dhe raportimin ditor tek menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:
– Përparësi kandidatët me së paku 1 vit përvojë pune në shitje;
– Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
– Aftësi organizative;
– Patentë shoferi e kategorisë B;
Përparësi kandidatët me diplomë universitare në menaxhment, marketing apo fusha të ngjashme.
Kusht i domosdoshëm është që kandidati të jetë banor i komunës së Pejës.
Kontakti: Tel: 049 366 560
Email: anton.freshco@gmail.com
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e shpalljes, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë./PunesohunePeje.
