“Dardanët” kanë shënuar fitore të madhe në gjysmëfinalen e play-offit, duke mposhtur Sllovakinë si mysafir me rezultat 4-3.
Kosova tashmë ka siguruar finalen, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndërkohë, përkrahja nuk mungoi as jashtë vendit.
Nga Bratisllava, gjatë ndeshjes, shikuesit kanë dërguar pamje duke mbajtur “Peja në Fokus”, e dërguar nga qytetari Arben Daci, duke dëshmuar se portali ndiqet kudo./Pejanefokus.net/Sport.
