Si një ndër gjimnazistët e rrallë të diplomuar në atë kohë, qysh në moshën 17-vjeçare filloi karrierën e tij në arsim duke u bërë një nga mësimdhënësit më të rinj të kohës, viti 1952.
Kur në ish-shkollën tash të quajtur “Vaso Pasha” ne Karagaç jepte mësim gjeneratave të ndryshme të paarsimuara.
Më vonë, gjatë karrierës, duke vazhduar mësimdhënien, ai njëkohësisht diplomoi në Shkollën Normale në Shkup, ku vazhdoi mësimdhënien si mësues i rregullt në Pejë në po të njëjtën shkollë si një nga mësuesit dhe kontribuesit e arsimit në Pejë.
Përveç mësimdhënies, Skënder Mulla ka marrë aktivisht pjesë në teatrin e qytetit ku performoi në shumë pjesë teatrale duke dhënë edhe një kontribut në jetën artistike të qytetit.
Më pas, karrierën e mësimdhënies si arsimtar i matematikës, njëkohësisht ndër të parët në qytet si matematicient i diplomuar, e vazhdon në shkollën ‘Dardania’ në Pejë, ku në vitet e fundit para pensionimit ushtroi edhe detyrën e arkëtarit të shkollës.
Mulla ndërroi jetë më 2 shkurt 2024 në moshën 88 vjeçare./Pejanefokus.net.
