Mish pa dokumente në Klinë – Policia nis procedurë

“Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor” është cilësuar rasti i raportuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, më 22.02.2026 rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari mashkull kosovar, është gjetur një sasi mishi i freskët pa dokumente përcjellëse, i cili po transportohej në kushte në kundërshtim me ligjin.

Për rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: