Mosmarrëveshje në Lipë të Madhe në Pejë – përdoret edhe arma

Një mosmarrëveshje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, më 5 prill, në lokacionin e njohur si “Lipë e madhe” në Pejë, ku raportohet se është përdorur edhe arma e zjarrit.

Për rastin i cili është cilësuar si:”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësu, kontroll apoposedim të paautorizuar të armës dhe kanosje”, kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar m/k ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.62 , një gëzhojë 7.62 dhe pesë fishekë të  njëjtit kalibër. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë për veprën “Kanosje’’ lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: