Ndalohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Loxhë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës, më 7 shkurt 2026, në fshatin Loxhë të Pejës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë Agnesa Kastrati, vozitëse e njërës nga veturat e përfshira në aksident, ndërsa lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, i lënduari dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit policor.

“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë një femër kosovare, drejtuese e njërës veturë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar, drejtues i veturës tjetër, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/nje-femer-humb-jeten-nga-aksidenti-ne-loxhe-te-pejes/

LEXO EDHE: