Nga paralajmërimi për largime, te shpallja e vendeve të reja pune

Më 4 dhjetor 2025, u raportua se Komuna e Pejës rrezikonte të largonte nga puna rreth 200 mësimdhënës, si pasojë e disa faktorëve, përfshirë çështje administrative dhe buxhetore.

Ky paralajmërim kishte ngritur shqetësime në komunitetin arsimor dhe tek prindërit, duke hapur debat për stabilitetin e vendeve të punës në sektorin e arsimit.

Ndërkohë, 41 ditë më vonë, më 14 janar 2026, e njëjta komunë ka shpallur 5 pozita të lira pune në disa shkolla të Pejës, për zëvendësimin e mësimdhënësve gjatë pushimit të lehonisë.

Edhe pse bëhet fjalë për pozita të përkohshme dhe me natyrë zëvendësuese, ky zhvillim ngre pyetje lidhur me planifikimin e burimeve njerëzore në arsim, si dhe për mënyrën se si po menaxhohen nevojat reale të shkollave në raport me paralajmërimet e mëhershme për largime nga puna.

Komuna e Pejës deri tani nuk ka dhënë një sqarim të detajuar publik se si këto dy zhvillime lidhen mes vete dhe çfarë do të ndodhë me mësimdhënësit që u përmendën në raportimet e dhjetorit./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://www.facebook.com/share/p/1E1szJGUqD/

LEXO EDHE: