Zyrtari për marrëdhënie me publikun pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi, përveç profesionit, kultivon me pasion edhe artin e fotografisë.
Së fundmi, ai ka realizuar disa pamje unike nga aeroporti, kënde që rrallë janë parë më herët nga publiku.

“Ka diçka magjike në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’. Nuk është thjesht një aeroport, por një vend ku kryqëzohen emocionet më të forta dhe përqafimet e përmallshme. Nga dritaret e këtij aeroporti, pamja e parë (apo e fundit) e tokës së Kosovës të kujton se, pavarësisht ku na dërgon jeta, rrugët tona gjithmonë na kthejnë këtu”, – ka thënë Gashi.

Ndryshe, ai përveç fotografisë, ka hobi edhe shëtitjen nëpër vende të ndryshme të Kosova, përfshirë edhe Peja, nga ku ka sjellë po ashtu fotografi mbresëlënëse.
Fotografitë e tij janë publikuar në platformën e Facebook-ut me emrin “ExploreKosovo”. https://www.facebook.com/share/1B6mx6Xc5q/
/Pejanefokus.net/ImageOfPeja/
