Një femër humb jetën nga aksidenti në Loxhë të Pejës

Peja në Fokus raportoi sot për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku fillimisht u bë e ditur se kishte vetëm persona të lënduar.

Pas raportimit të parë, Policia ka dalë me informacione të përditësuara, duke konfirmuar se një femër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë,” ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/aksident-i-rende-ne-loxhe-te-pejes/

LEXO EDHE: