Pa transparencë në përzgjedhjen e anëtarëve të KKSB-së në Pejë

Edhe pse është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Pejë, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve nga kategori të ndryshme të shoqërisë vazhdon të mbetet pa transparencë.

Agjencioni Peja në Fokus kishte dërguar më 26 shkurt 2026 kërkesë zyrtare për sqarim tek Zyra për Informim e Komunës së Pejës, kryetari Gazmend Muhaxheri, nënkryetari Fatmir Asllanaj dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rexhep Kurtbogaj.

Kërkesa kishte të bënte me transparencën e përzgjedhjes së anëtarëve në KKSB nga kategori të ndryshme, përfshirë:Përfaqësuesit e mediave lokale, komunitetin e bizneseve, bashkësitë fetare, komunitetet etnike, personat me aftësi të kufizuara.

Megjithatë, deri më sot nuk është kthyer asnjë përgjigje nga Komuna e Pejës lidhur me:Mënyrën e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes, përbërjen e komisionit përzgjedhës.

Ndërkohë, sipas deklarimit të nënkryetarit Fatmir Asllanaj në Kuvend Komunal, “thirrja ka qenë e hapur dhe përzgjedhja është bërë nga komisioni”, por pa u bërë publike asnjë nga detajet thelbësore të këtij procesi.

Mungesa e sqarimeve për një proces që përfshin përfaqësim nga kategori të ndryshme të shoqërisë ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe përfshirjen e barabartë në këtë mekanizëm të rëndësishëm lokal.

Peja në Fokus mbetet në pritje të përgjigjeve zyrtare nga Komuna e Pejës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: