Pas 27 vitesh ankth, rivarroset dëshmori nga Deçani

Dëshmori i kombit, Agron Sadri Gjocaj nga Deçani, është rivarrosur të shtunën me nderime ushtarake në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq.

Ai ra më 18 gusht 1998 në Trekufi, ndërsa eshtrat e tij u gjetën në vitin 2025 dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së, pas më shumë se 27 vitesh në Listën e Personave të Zhdukur.

Sipas Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ceremonia u mbajt në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe përfaqësuesve institucionalë.

“Pas më shumë se 27 viteve ankthi, shprese dhe qëndrese dinjitoze… u rivarros me nderimin më të lartë në tokën e Kosovës së lirë”, thuhet në njoftim.

Komisioni thekson se ende ka familje që presin përgjigje për më të dashurit e tyre./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: