Bashkimi mposhti Pejën 78-74 në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë humbje, Peja përseri barazon serinë e saj të rezultateve: nga 20 ndeshje, ka 10 fitore dhe 10 humbje.
Kujtojmë se edhe në javën e 16-të, pas humbjes ndaj Yllit, Peja kishte barazuar serinë në 8 fitore e 8 humbje.
LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT NË LINK: https://pejanefokus.net/peja-barazon-8-humbje-8-fitore/
Bashkimi tani ka 34 pikë në vendin e dytë, katër më shumë se Peja që zë të tretin, dhe një më pak se lideri Trepça, që ka një lojë më pak.
Në xhiron e 21-të, Peja pret Vëllaznimin në palestrën “Karagaçi”./Pejanefokus.net/Sport.
