Peja krah 130,000 protestusve për lirimin e krerëve të UÇK-së

Mbi 130,000 qytetarë morën pjesë më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për të protestuar në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Nga Peja u nisën rreth 10 autobusë, ndërsa pjesëmarrës erdhën edhe nga komunat e Rajonit të Pejës, si Deçani, Juniku, Istogu dhe Klina.

Protesta u zhvillua pa incidente të mëdha, ndërsa qytetarët shprehën mesazhet e tyre në pankarta dhe me thirrje për drejtësi./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/dhjetra-autobuse-nga-peja-drejt-prishtines-per-marshin-e-17-shkurtit/

LEXO EDHE: