Në një prononcim për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, drejtuesi i OJQ-së “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, i pyetur nga gazetari Valdrin Daci, foli për rolin e shoqërisë civile në nivel komunal.
Ai tha se problemi kryesor nuk qëndron te shoqëria civile, por te dobësimi i opozitës nëpër komuna.
Gazetari Daci: Z.Mujaj, a mendoni që është duke u zbehur pak roli i shoqërisë civile në nivel komunal, për arsye se më shumë po e shohim shoqërinë civile nga ana e bashkëpunimit me institucionet qeveritare, se sa reaguese në raport me ngritjen e zërit për problemet qytetare?
Sipas Mujajt: “Ekziston një problem i jashtëzakonshëm nëpër komunat e Kosovës, ku me marrjen e mandative të reja, kudo, jo vetëm tani, por gjatë gjithë viteve, zakonisht zbehet roli i opozitës. Në momentin kur roli i opozitës zvogëlohet, atëherë përgjegjesia opozitare po i bie shoqërisë civile.”
Ai theksoi se shoqëria civile po tenton të inkurajojë më shumë aktivizëm nga opozita:
“Dhe në njëfarë forme shoqëria civile është duke tentuar që ta futë opozitën të jetë më aktive. Jo të bie në ndikim, për shkak se po e zëmë se kryetarët e komunave në Kosovë kanë kompetenca të jashtëzakonshme. Shumë të mëdha. Dhe menjëherë po bie opozita brenda kuvendeve komunale po bien ë ndikimin e tyre.”
Mujaj gjithashtu bëri të qartë se roli opozitar nuk duhet të merret nga shoqëria civile:
“Ideja është që jo gjithmonë prej kryetarëve dhe prej partive në pushtet të shihet shoqëria civile si opozitë, por të shihet si ndihmëse, ndërsa rolin opozitar ta merr më të vërtetë opozita. Dhe faktikisht dhe fatkeqësisht opozita në shumicën e komunave në Kosovë, nuk e ka rolin kyq.”Pejanefokus.net.
