Nxënësja e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, Sofia Ahmeti, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e parë në Olimpiadën Regjionale të Kimisë.
Ky rezultat i shkëlqyer tregon përkushtimin e saj në mësime, talentin në fushën e shkencave natyrore dhe mbështetjen e vazhdueshme nga mësimdhënësit.
Përmes kësaj arritjeje, Sofia ka dëshmuar nivel të lartë njohurish dhe aftësi konkurruese në një garë që përfshin nxënës nga i gjithë rajoni.
Suksesi i saj është një krenari për shkollën dhe një motivim për bashkëmoshatarët që të ndjekin rrugën e dijes dhe të përkushtimit në arsim./Pejanefokus.net.
