Plagosje me armë zjarri në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur sot paradite në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas Policisë së Pejës, rasti ka ndodhur rreth orës 09:55, në rrugën “Adem Jashari”. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK, Prishtinë. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.”- tha për Peja në Fokus, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: