Policia gjeti kokainë në një veturë në Istog

Një person është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së martë, 23 dhjetor, në qytetin e Istogut, për shkak se i është gjetur një sasi e dyshuar e drogës së llojit “kokainë”.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “Posedim i substancave narkotike”.

“Istog / 23.12.2025 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”- thuhet në raportin policor./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: