QKUK flet për gjendjen e të plagosurit në Pejë

Një person i plagosur sot në Pejë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ngjarja siç raportoi Peja në Fokus, ndodhi sot rreth orës 09:55, në rrugën “Adem Jashari”, e personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK, Prishtinë. 

Nga QKUK, për televizionin Klan Kosova kanë bërë të ditur se i plagosuri është pranuar në Qendrën Emergjente, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa mjekët po vlerësojnë nevojën për intervenim kirurgjik.

Doktoresha Dafina Basholli citohet se për televizionon ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe se pas disa ditësh pritet t’i nënshtrohet një operacioni në Klinikën Ortopedike./Pejanefokus.net

Lajmi paraprak rreth rastit, në link: https://pejanefokus.net/plagosje-me-arme-zjarri-ne-peje/

LEXO EDHE: