Qytetari kapet me policët në prag të Iftarit në Pejë

Një incident ka ndodhur të shtunën në rrugën “7 Shtatori” në Pejë, rreth orës 16:50, kur një person është përfshirë në një mosmarrëveshje me zyrtarët policor. Ngjarja, e cila ka ndodhur në prag të kohës së Iftarit, është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kanosur dhe më pas sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ngjarja tregon nevojën për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim me policinë nga qytetarët, veçanërisht në periudha të ndjeshme të ditës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: