Qytetarit i bie shtylla elektrike në oborr – mbi 10 shtëpi pa rrymë

Si pasojë e erërave të forta, një shtyllë druri elektrike me gjatësi të konsiderueshme ka rënë brenda një oborri në Vitomiricë të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Shabanovic” në Vitomiricë të Pejë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 12 shtëpi në atë zonë.

LAJMI ME VIDEO NË LINK: https://www.facebook.com/share/v/1CCDnTWaWG/

Banorët kanë deklaruar se rastin e kanë raportuar tek KEDS dhe janë në pritje të reagimit të ekipit kompetent.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: