Rrahje mes të miturve në Pejë – një i lënduar

Sot rreth orës 07:55, Policia e Pejës është informuar për një rrahje mes disa personave të mitur në rrugën “Vëllëzerit Gërvalla”, afër stacionit të autobusëve.

Si pasojë e incidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 07:55 Policia është informuar për një rrahje mes disa personave të mitur, e cila ka ndodhur në rrugën ‘Vëllëzerit Gërvalla’ në Pejë. Policia ka dalur mënjeherë ne vendin e ngjarjes, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në dspitalin rajonal në Pejë. I dyshuari i këtij rasti është identifikuar nga policia.”- tha për Peja në Fokus, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.

E lidhur me gjendjen e nxënësit të lënduar, Peja në Fokus ka kontaktuar me spitalin, ndërsa përgjigjen do ta publikojmë sapo të merret./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: