Sekretari i LDK-së në Pejë, njëherësh ish-drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Pejës dhe ish-zëvendësministër, Engelbert Zefaj, ka bërë të ditur se është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar: “Fillimi i një kapitulli të ri në SHBA”, duke publikuar edhe një fotografi me flamurin amerikan.
Zefaj njihet edhe si një kontribuues i madh për të rinjtë e qytetit, veçanërisht gjatë angazhimit të tij si ish-koordinator në Qendrën Rinore “At Lorenc Mazreku”.
Ai nuk u pa si emër i përzgjedhur për ndonjë pozitë drejtuese nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pavarësisht rolit të tij si sekretar në degën që ai udhëheq./Pejanefokus.net.
