Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në katër lokacione: dy subjekte ekonomike me aktivitet argjendarie dhe dy shtëpi banimi.
Kryeprokurorja e Pejës, Lumturie Vuçetaj, bëri të ditur se aksioni është realizuar me urdhër të gjykatës, pas hetimeve përgatitore gjashtëmujore që kanë pasur fokus mashtrimin me blerës dhe kontrabandimin e mallrave.
LAJMI ME VIDEO NË LINK: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1406056034396021&id=100063638080030&mibextid=Nif5oz
Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 50 kilogramë ari, prej të cilave 20 kilogramë të pa deklaruara ishin të fshehura në hapësira të improvizuara si bunker, të zbuluara me mjete speciale të Doganës. Po ashtu, 20 kilogramë ari janë gjetur të pashënuar, pa certifikata dhe pa stampim.
Sipas kryeprokurores, vlera e tregut e arit të sekuestruar arrin rreth 5 milionë euro.
Në aksion janë sekuestruar edhe një armë pa leje, për të cilën është hapur procedurë për armëmbajtje pa leje, si dhe 10 mijë euro para të gatshme dhe ora të çmuara./Pejanefokus.net.
