Para 6 ditësh, Peja në Fokus raportoi për shtyllën orientuese në hyrje të Çarshisë së Pejë, e cila tregon drejt pikat kryesore turistike të qytetit. Shtylla, e cila kishte rënë dhe ishte mbetur e shtrirë, nuk është riparuar deri sot, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për ta larguar.
Në këtë shtyllë janë të vendosura të paktën 5 tabela që orientojnë vizitorët drejt Qendrës së Qytetit, Xhamisë e Çarshisë, Zyrës për Informata Turistike, si dhe drejt Grykës së Rugovës.
KLIKO RAPORTIMIN PARAPRAK NË LINK: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1535568901907698&set=a.359942399470360
Peja në Fokus ka nisur pyetje te Zyra për Informata Turistike të Komunës së Pejës për të mësuar nëse ka ndonjë plan për riparim ose largimin e shtyllës.
Shtylla vazhdon të qëndrojë në mes të trotuarit, duke penguar qarkullimin e kalimtarëve dhe vizitorëve, ndërsa arsyeja e mosreparimit mbetet ende e panjohur./Pejanefokus.net.
