Tasim Elezaj nga Radavci i Pejës ishte njëri nga të rinjtë që që herët zgjodhi rezistencën ndaj okupatorit serb.
Para daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mori pjesë aktive në demonstratat kundër regjimit serb, duke dëshmuar qartë qëndrimin e tij kombëtar dhe guximin qytetar.
Gjatë periudhës së “shtëpi-shkollave”, kur arsimi zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme, konaku i familjes Elezaj u vu në dispozicion të nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Shaban Spahija”, duke u kthyer në vatër dijesh dhe rezistence.
Me shfaqjen e UÇK-së, Tasimi iu bashkua radhëve të saj, i njohur si një i ri i përkushtuar dhe “merakli” i snajperit, duke marrë pjesë aktive në luftimet për lirinë e Kosovës.
Ai ra heroikisht më 16 qershor 1999, në moshën vetëm 24-vjeçare, duke u rreshtuar përgjithmonë në radhën e dëshmorëve të kombit.
Sakrifica e tij mbetet pjesë e historisë së lavdishme të Pejës dhe e kujtesës sonë kolektive./Pejanefokus.net.
