Sot fillon dinamika e 2026-ës në Kuvendin e Pejës

Gati dy muaj pas fillimit të vitit 2026, sot Kuvendi i Komunës së Pejës mban mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, njëherësh të dytën pas asaj konstituive, ku u bë betimi i kryetarit Gazmend Muhaxheri për mandatin e tij të katërt në krye të Komuna e Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga komuna, në rend dite janë gjithsej 21 pika që do ta karakterizojnë këtë mbledhje. Përveç miratimit të rendit të ditës, do të bëhet edhe betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal. Këto ndryshime vijnë pas ripozicionimit të disa asamblistëve në pozita të tjera ekzekutive, duke liruar kështu vendet për kandidatët në pritje.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes pritet të jetë themelimi i shtatë komisioneve të ndryshme, përfshirë Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete, Komisionin për Stacionin e Autobusëve, për Ambientin, për ndërmarrjen “Eko-Sig”, si dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Në rend dite është edhe emërimi i nënkryetarit të Komunës për Komunitete. Ndërkaq, kryetari Muhaxheri pritet të prezantojë planin qeverisës për vitin 2026, si dhe raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për vitin paraprak të realizuara nga Komuna e Pejës.

Po ashtu, një nga pikat kyçe të diskutimit do të jetë edhe dhënia në shfrytëzim e pronave komunale gjatë vitit 2026./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: