Një zënkë brenda një familjeje në Pejë, e cila raportohet se ndodhi të hënën mbrema, çoi në mbajtjen e një personi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Rasti u cilësua si dhunë në familje dhe është duke u hetuar nga autoritetet relevante./Pejanefokus.net/
