Në prag të mesnatës së së dielës, më 22 shkurt 2026, hajnat kanë thyer me forcë një shtëpi në fshatin Sferkë të Klinës, duke vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa njësitë policore janë mobilizuar menjëherë dhe po hetojnë ngjarjen.
Sipas Policisë së Kosovës:“Fsh. Sferkë, Klinë / 22.02.2026 – 23:19. Është raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.”
Policia kapohuar se po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe rikuperimin e sendeve të vjedhura, ndërsa qytetarët paralajmërohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë./Pejanefokus.net.
