“Trainkos Sh.A” ka bërë apel te udhëtarët për të ruajtur pastërtinë dhe ambientin në trenat e Kosovës.
“Ju lutemi: mos hidhni letra, shishe apo mbeturina të tjera në dysheme. Vetëm me mirëmbajtje nga të dyja anët mund ta mbajmë trenin të pastër dhe të këndshëm për të gjithë,” thonë nga Trainkos.
Stafi kujdeset çdo ditë për pastrimin, por pa bashkëpunimin e udhëtarëve, puna bëhet e pamundur, shtojnë ata.
Udhëtarëve u bëhet thirrje të përdorin koshat e mbeturinave dhe të ruajnë ulëset dhe ambientin për të gjithë pasagjerët./Pejanefokus.net.
