Të dielën mbrëma, rreth orës 21:00 në Pejë, tre persona dyshohet se kanosën një tjetër, duke shkaktuar edhe lëndim trupor, ndërsa me këtë rast u konfiskua një sopatë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dyshuarit dërgohen në mbajtje,” njofton Policia e Kosovës.
Rasti sipas policisë është cilësuae si kanosje dhe lëndim i lehtë trupor./Pejanefokus.net.
