Trupi i bjeshkatarit u gjet në shpatijet veriore të Hajlës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njofton zyrtarisht se si u gjet trupi i pajetë i alpinistit në Hajlë, si dhe nëpër çka kaluan gjatë kërkimit.

“Me datën 22.02.2026, gjatë kërkimit të zgjeruar, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë hasur fatkeqësisht në trupin e pajetë të bjeshkatarit C.F., në lokacionin e njohur si ‘Gropë’, në shpatijet veriore të Hajlës, brenda territorit të Malit të Zi. Pas përfundimit të procedurave të ekzaminimit, trupi është dorëzuar tek institucionet kompetente.”

Operacioni u zhvillua në kushte shumë të vështira atmosferike dhe në bashkëpunim me autoritetet malazeze dhe bjeshkatarët lokalë nga Rozhaja.

ShKShMK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe komunitetin bjeshkatar./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/tragjike-ne-hajle-gjendet-pa-shenja-jete-alpinisti-malazez/

LEXO EDHE: