Vazhdojnë problemet me ngrohje në shkollën “Vaso Pashë” në Pejë

Nxënësit e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” sot nuk kanë mbajtur mësim për shkak të mungesës së ngrohjes.

Prindërit raportojnë se problemi ka rifilluar ditën e parë të shkurtit 2026 dhe u njoftuan përmes grupeve në Viber.

Drejtoresha e shkollës, Syndyze Loxha, citohet të ketë konfirmuar për Radio Dukagjini se procesi mësimor do të rikthehet nesër.

Shkolla, e zhvendosur në objektin e ri, raportohet se ende nuk ka trafon e rrymës dhe përballet me mungesë të ngrohjes prej muajsh.

E probleme të ngjashme janë raportuar edhe në shkollën “7 Shtatori” në Vitomëricë./Pejanefokus.net.

Peja në Fokus kishte raportuar për këto raste edhe në dhjetor 2025: https://pejanefokus.net/nderpritet-mesimi-ne-vaso-pashe-shkodrani-ne-peje/?fbclid=IwdGRjcAPuoMJjbGNrA-6gc2V4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHhpZwbZi7D3C4oHmVNKNHec_wIMbi62sSUZ8Jf6hyY54cMMni1PBX4AdKPAV_aem_py2hLdiFl2HifQPCMX_p0Q

LEXO EDHE: